Kusari-Lila uron Krishtlindjet
Gjakovë- Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetarja Kusari-Lila ka uruar gjithë besimtarët e fesë së krishterë me dëshirat më të mira.
“Kam kënaqësi të veçantë që me rastin e festës së Krishtlindjes, të ju uroj të gjithë besimtarëve të besimit të krishterë festa të këndshme. Uroj që mirëqenja, begatia dhe gëzimet të jenë pjesë e jetës dhe familjeve tuaja.
“Festa e krishlindjes rrit shpresën dhe forcon besimin për më shumë dashuri dhe tolerancë ndaj njerëzve. Gëzuar!”, shkruan në urimin e saj, Kusari-Lila./radiogjakova/