Kusari-Lila uron për Sulltan Nevruzin
Gjakovë- Në festën e Pranverës, që në popull njihet si dita e Sulltan Nevruzit, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ju është drejtuar me një urim të gjithë besimtarëve në komunën tonë.
Në urimin e saj, kryetarja Kusari-Lila ndër të tjera ka thënë se ”jam shumë e lumtur që me ndjesi dhe urim të posaçëm t’ju adresohem në këtë ditë të bekuar të Sulltan Nevruzit, ditë e cila simbolizon nismën e ripërtëritjes së jetës, duke kontribuar, punuar, shpresuar dhe besuar për paqen dhe dashurinë. Kjo ditë e shënuar fisnike e cila festohet sipas riteve të përcaktuara na jep besimin për një rilindje, për të rinisur përkushtimin tonë, me mundësitë që na krijon hyrja në stinën e Pranverës.
“Uroj bashkëqytetarët e mi që kjo ditë e shënuar për besimtarët të jetë një ogur i mirë dhe bashkërisht të përjetojmë, gëzojmë dhe të mbështetemi tek forca e mendjes dhe punës sonë që është shprehje e dedikuar ndaj Zotit”, thuhet ndër të tjera në urimin e kryetares së Komunës së Gjakovës.
Ndryshe, në kuadër të festës së Sulltan Nevruzit, kryetarja Kusari–Lila me bashkëpunëtorë, sot pasdite prej orës 16 do të viziton Teqenë e Madhe në Gjakovë./radiogjakova/










