.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Kusari-Lila: Presidenti Rugova motiv për punën tonë

Share This
Tags

mimoza-foltoreGjakovë- Seanca e parë e Kuvendit të Komunës së Gjakovës për vitin 2014, me propozimin e kryetares së komunës,  Mimoza Kusari Lila, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të përvjetorit të tetë të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Puna dhe vepra e presidentit legjendar Ibrahim Rugova, të na shërbejë si motiv për punën tonë” është shprehur kryetarja Mimoza Kusari Lila në nderimin e bërë arkitektit të pavarësisë së Kosovës.

Kryetarja e komunës ka shprehur përkushtimin e saj për këtë vit që të punohet bashkarisht për të mirën e Gjakovës, duke përfshirë në këtë kontest edhe dialogimin politik, ndërkaq, për mospërfaqësimin e minoriteteve në Kuvendin e Komunës, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se “është sfidë për ne që të angazhohemi fuqishëm për komunitetet dhe të mendojmë për ta si pjesë e jona”.

Nga ora 13:00 Radio Gjakova bën transmetimin e kësaj seance të Asamblesë komunale.