.
Published On: Fri, Feb 6th, 2015

Kusari-Lila vizitë në fshatin Marmull

Share This
Tags

mimoza-marmullKryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar fshatin Marmull, ku është njoftuar me të arriturat dhe me kërkesat e fshatarëve. Banorët e Marmullit, kanë shprehur ambiciet dhe dëshirën që lokaliteti i tyre sa më shpejt që është e mundur të urbanizohet.

Përfaqësuesi i fshatit Marmull, Gasper Gjugja dhe bashkëvendasi i tij Zef Shala, udhëheqës i Shoqatës “Nëna Terezë” me seli në Prishtinë, para kryetares dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë prezantuar të gjitha projektet që janë të nevojshme për implementim, e ku kërkohet edhe mbështetja institucionale, veçmas e qeverisë komunale të Gjakovës.

Banorët kanë kërkuar që të mbështeten disa prej projekteve kyçe, si ndriçimi i fshatit, hapësira për varreza, qendra zejtare, ambulanca si dhe ndërtimi i rrugëve brenda fshatit. Nga ana tjetër kryetarja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gëzon fakti që banorët e fshatit Marmull i kanë saktësuar kërkesat e tyre duke qenë të gatshëm edhe me projekte.

Ajo ka premtuar se komuna do të bëjë përpjekje maksimale që projektet e prezantuara nga banorët e fshatit Marmull të realizohen sa më shpejtë që të jetë e mundur./radiogjakova/