.
Published On: Thu, Jul 13th, 2017

Kusari përshendetet me punonjësit e Komunës: Ja kur largohem!

Share This
Tags

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila ka mbledhur paraditën e së enjtes të gjithë punonjësit e Komunës së Gjakovës në sallën e madhe të Asamblesë në një takim miqësor dhe lamtumirës pranë largimit të saj nga kjo detyrë.

Kusari-Lila falëndëroi të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre, duke thënë se Komuna është në një gjendje shumë më e mirë se sa para 4 vitesh kur ajo erdhi në detyrë.

Kusari njoftoi se do të japë dorëheqjen një ditë para datës së mbajtjes së seancës së parë të Kuvendit të Kosovës ku do të betohet si deputete.

Ajo theksoi se dorëheqja vlen vetëm për këtë mandat, duke lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për zgjedhjet lokale të tetorit./radiogjakova/