Kushtrim Hoxha, me rol në “Othello”
Aktori kosovar Kushtrim Hoxha këtë herë ka fituar një rol në inskenimin e “Othellos” së William Shakespeare, kjo në regji të Barry Edelstein. Hoxha, i cili prej sa kohësh studion në Old Globe Theatre, ka marrë një rol në shfaqjen kur në rolin kryesor të Othellos vjen një prej personazheve më të njohura amerikane për rolet e tij në “Sex and the City” apo “Rules of Engagment”, Blair Underwood, ky i nominuar dy herë për Golden Globe Awards.
Ai ka kohë që ka ikur për në Amerikë, e rolet në shkollën ku ai po studion duket se nuk e kanë rendin ta lënë të qetë. Aktori kosovar Kushtrim Hoxha këtë herë ka fituar një rol në inskenimin e “Othellos” së William Shakespeare, kjo në regji të Barry Edelstein.
Hoxha, i cili prej sa kohësh studion në Old Globe Theatre, ka marrë një rol në tragjedinë e famshme kur në rolin kryesor të Othellos vjen një prej personazheve më të njohura amerikane për rolet e tij në “Sex and the City” apo “Rules of Engagment”, Blair Underwood, ky i nominuar dy herë për Golden Globe Awards. Desdemona do të luhet nga Kristen Conolly, po ashtu e njohur për rolin e saj në “House of Cards” ndërsa Jagon do të interpretohet nga aktori i njohur i roleve në Broadway, Richard Thomas.
“Jam i shumë i lumtur e me fat që do të jem pjesë e kësaj shfaqjeje. Si gjithmonë, për mua është pothuajse hyjnore të luash në veprat e Shekspirit” thotë Hoxha. Hoxha është bërë pjesë e kastit të shfaqjes pasi është pranuar si aktor në këtë teatër dhe shkollë amerikane, në të cilën ai ka fituar në mesin e konkurrentëve nga e mbarë bota. Hoxha, në anën tjetër, ka një karrierë edhe në Kosovë, si në aktrim ashtu edhe në këndim.
Për Hoxhën kjo nuk është hera e parë që luan në një nga krijimet e të madhit Shekspir.
Ai ka marrë disa role herëve të kaluara në festivalin e përvitshëm për Shekspirin, i cili në Amerikë vjen për të risjellë në retrospektivë dramat e tragjeditë e figurës ikonike. Performanca e shfaqjes vjen në muajin qershor e korrik, ndërsa biletat për shfaqje nisin nga 92 dollarë e deri në 332 dollarë.
“Othello” mendohet se është shkruar diku rreth viteve 1603, dhe bazohet në një tregim të shkurtër të botuar më 1565 nga Cinthio, i quajtur “Un Capitano Moro”./kultplus/










