.
Published On: Tue, Feb 28th, 2017

Kuvendarët gjakovarë mbajne mbledhjen e dytë për këte vit

Share This
Tags

Sot është mbajtur mbledhja e dytë për këte vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës. Kuvendarët gjakovarë në pikën e pare të rendit të ditës kanë shyrtuar Propozim Vendimin Kryetares së Komunës, Mimoza Kusari-Lila, për Dhënien në Shfrytëzim Afatshkurtër të Pronave të Paluajtshme Komunale përkatësisht Dyqaneve. Në fjalën e saj, e para e komunës, Kusari-Lila, ka thënë se komuna ka bërë përpjekje për caktimin e kritereve të cilat do të krijojnë parakushte për shfrytzimin sa më të drejt të pronës komunale.

Në anën tjetër kuvendarët kanë patur mendime të ndryshme lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme përkatësisht dyqaneve në pronësi komunale. Kështu Dervish Tahiri, kuvendar nga radhet e AAK-së ka kërkuar që përmes kritereve të caktuara për dhënjën në shfrytzim të pronës komunale, të mbyllën të gjitha mundësit për keqëpërdorim të saj.

Në vazhdim asambleistët gjakovar kanë trajtuar propozimin e Kryetares së Komunës, Kusari-Lila për plotësim ndryshimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës kur është fjala tek dhënja në shfrytzim të pronës komunale. Kjo pikë e rendit të ditës ka zgjuar një debat gjithëpërfshirës, në të cilin debat në fokus ka qenë keqtrajtimi i pronës komunale nga shfrytzuesit e ndryshëm. Pas sqarimeve nga ana e kryetarës, kjo pike e rendit të ditës është aprovuar nga ana e asambleistëve në mënyrë unanime. Kuvendarë gjakovar në rrjedhë të takimit të sotëm kanë bërë fjalë për ndryshimin e kodit buxhetor për projektin e ri “Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujerave të zeza dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve“ në Gjakovë, për të cilin ka njohtuar drejtori i Drejtorisë Komunal për Buxhet dhe Financa, Teki Shala.

Pjesë e takimit të sotëm të Kuvendit të Komunës së Gjakovës ka qenë edhe kërkesa për shpalljen e interesit publik në rrugët e planifikuara përkatësisht segmentet në zonën lindore përgjatë rrugës tranzite “Tirana” të planifikuara sipas Planit Rregullues të Hollësishëm. Pos kësaj pjesë e mbledhjës së sotme të Asamblesë Komunale në Gjakovë ka qenë edhe Shqyrtimi i Draft Rregullores për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve përmes Sistemit Qeverisës Komunal Miqësorë për Fëmijët e të tjera.