.
Published On: Fri, Jan 10th, 2014

Largohen materialet reklamuese të fushatës

Share This
Tags

zgjedhje-bliiboardGjakovë- Gjakova përfundimisht po del nga atmosfera zgjedhore, për të hyrë kështu në një atmosferë të gjatë e jo të lehtë të punës. Ditëve të fundit janë duke u larguar edhe flamujt, panot e posterët e subjekteve politike dhe të kandidatëve të ndryshëm, shenjat e fundit këto të një periudhe elektorale.

Këto pune po kryhen nga punëtorë të drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve të Gjakovës.

Bashkë me mbetjet e fushatës elektorale, nga pjesë të ndryshme të qytetit janë duke u larguar edhe mjetet dekorative të vendosura me rastin e festave të fundvitit, duke bërë kështu që qytetit t’i kthehet pamja normale./radiogjakova/