.
Published On: Wed, Mar 26th, 2014

LDK kujton veprimtarët Urim Rexha dhe Mark Malota

Share This
Tags

ldk-homazheGjakovë- Të mërkurën (sot) bëhen 15 vjet nga vrasja e dy veprimtarëve të hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë, avokat Urim Rexha dhe profesor Mark Malota.

Me këtë rast, dega e LDK-së në Gjakovë organizoi homazhe dhe nderime  për këta dy veprimtarë të shquar, ndërsa vlerësojë figurën e këtyre dy personaliteteve dhe kontributin e tyre te cmuar në një kohë të vështirë për popullin shqiptar të Kosovës.

BIOGRAFI
Urim Rexha u lind me 01.05.1959 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, SHF. “Mazllum Këpuska”, përkatësisht, Gjimnazi “ Hajdar Dushi” Gjakovë. Studimet i kreu në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku diplomoi me 01.10.1981.

Në vitin 1988 doli si Avokat më i ri në Kosovë, ku punën e tij profesionale e vazhdoj duke luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Këtë më së miri e ka dëshmuar duke mbrojtur shqiptarët e Kosovës në Gjykatat ushtarake në Nish dhe Beograd.

Ishte në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e OSBE-së, të cilëve ju ka raportuar për çdo ngjarje që ka ndodhur në komunën e Gjakovës. Gjatë periudhës Prill-Maj të vitit 1981, ishte i burgosur si pjesëmarrës në demonstratat e atij viti.

Aktivitetin për çështjen kombëtare e vazhdojë edhe më tej, ku u kyç në lëvizjen gjithë popullore të asaj kohe LDK, ku u zgjodh dhe kryetar i parë i Degës së LDK-së në Gjakovë. Urim Rexha përveç aktivitetit politik me LDK-në, u angazhua dhe në Lëvizjen për pajtimin e ngatërresave dhe të gjaqeve, gjatë viteve të ’90.

Armiku nuk e humbi asnjëherë shënjestrën ndaj tij, duke e ndjekur hap pas hapi, deri dhe sa e vranë me datë 26.03.1999.

BIOGRAFI
Mark Zef Malota u lind me 08.03.1958 në fshatin Zhdrellë Komuna e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Bec, shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, kurse studimet i kreu në Fakultetin Filozofik – dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë, ku e gjeten demonstratat e vitit 1981, në të cilat morri pjesë dhe përcaktojë rrugën e tijë jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

U punësua në Kooperativën bujqësore në fshatin Bec, ku punoi gjerë me ardhjen e masave të dhunshme, ku të parin e larguan nga puna. Me 1995 u punësua në shkollën e mesme ekonomike në Gjakovë, paralelet e ndara në Cërmjan, si profesor i Gjuhës Shqipe, ku punoi me zell të madh gjerë në vdekje. Në vitin 1990 së bashku me Urim Rexhën, Bardhyl Çaushin, Sylejman Rudin, u angazhuan për themelimin e nëndegëve të LDK-së, nëpër fshatrat e komunës së Gjakovës.

Prej vitit 1991 ishte anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjakovë, prej vitit 1997 nënkryetar i kësaj dege dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Gjatë kësaj kohe zhvilloj një aktivitet të dendur politik dhe patriotik. Gjatë vitit 1998 ushtroi dhe postin e Kryetarit të degës së LDK-së në Gjakovë.  Në muajin Maj të viti 1998 Marku dhe familja e tij u vendosën në Gjakovë në shtëpinë e Nazim Këpuska, i cili ishte anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë dhe njëri ndër themeluesit e kësaj dege.

U angazhua për formimin e celulave të para luftarake. Organizimin ushtarak e morri me shumë seriozitet e kuptoi si një detyrë të shenjët, legjitime dhe të arsyeshme. Kreu detyra të rëndësishme në shtrirjen organizative, në caktimin e kuadrit komandues nëpër bashkësi lokale, në lagjet e qytetit dhe nëpër fshatra.

Prof. Mark Malota që nga dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte themelues i shtabit të prapavijës luftarake të UÇK-së, së bashku me Mazllom Kumnovën, Sokol Dobrunën, Nazim Këpuskën, Fahri Morinën dhe Ardian Gjinin. Gjatë gjithë kësaj periudhe Marku ishte aktiv në çdo kohë dhe çdo moment kur janë marrë vendimet të cilat shkonin në dobi të prapavijës ushtarake.

Gjatë gjithë jetës së tij që nga viti 1981 e deri në vrasje ishte nën shënjestrën e regjimit serbo-sllav dhe shumë herë u ftua në biseda informative gjatë të cilave u torturua mizorisht por kurrë nuk u dorëzua dhe nuk hoqi dorë nga rruga që kishte nisur dhe doli gjithmonë i fortë dhe i pagjunjëzuar .

Me 25 Mars 1999, së bashku me Nazim Këpuskën, Besnik Shalën dhe Shani Gojanin, u arrestuan nga policia dhe u mbajtën një natë në SPB, natë e cila ishte shumë e gjatë nga torturat më ç’ njerëzore që u bën ndaj tyre. Me 26 Mars 1999, Marku u gjend i vrarë tek Ura e Taliqit në qendër të Gjakovës, ku kufomën e tij e morën personat e autorizuar nga policia serbe dhe e varrosën në varrezat e qytetit të Gjakovës, mirëpo familja e tij nuk dinte gjë për fatin e tij, për më tepër, nëna, bashkëshortja dhe fëmijët e Markut ishin dëbuar për në Shqipëri me 4 Prill 1999, për të bërë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme.

Me hyrjen e forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, familja e Markut u rikthye në Kosovë dhe mësojnë për vrasjen e tij. Me 17 Korrik 1999 Prof. Mark Malota u rivarros në varrezat e fshatit Zhdrellë, me nderimet më të larta që i bëhen dëshmorit të kombit në shenjë të veprës së tij të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.