.
Published On: Fri, Mar 23rd, 2018

Lehona brakstis fëmijën, policia e gjen vajzën njëditëshe pa shenja jete

Share This
Tags

Në Stacionin Policor në Gjakovë të enjten në orën 15:40 ankuesja Gj. C. ka raportuar se vajza e saj ka qenë në lindje në spitalin rajonal të Gjakovës dhe e njëjta është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur.

Policia menjëherë e ka shoqëruar të dyshuarën, nënën e foshnjës L. M., 32 vjeçare, nga komuniteti RAE dhe ajo ka deklaruar se e ka lënë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë.

Policia  së bashku me të dyshuarën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjën A. M., e gjinisë femërore e lindur një ditë më parë, ku ekipi mjekësor në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa e dyshuara mbahet në ndalim policor.

Rasti po hetohet nga hetimet rajonale në Gjakovë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës në Gjakovë./radiogjakova/