Lekaj Jabllanoviçit: Egërsirat ishin dikur në Gjakovë
Ish-kryetari i Gjakovës, tani deputet në Parlamentin e Kosovës, Pal Lekaj i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa pas deklaratave të ministrit Aleksandër Jabllanoviç që i quan protestuesit gjakovarë “egërsira”.
“Egërsirat ishin dikur në Gjakovë, dhe ikën bashkë me krimin e tyre. Tani ka familjarë që dëshmuan duke u mbrojtur nga krimi, duke e mbrojtur civilizimin, ngase, egërsirat lanë gjurmë të këqija dhe tani shumë nga ata vijnë pas fërkemeve të vetë.
“Familjarët e viktimave të luftës në Gjakovë nuk janë egërsira, por janë të viktimizuar nga egërsirat. Gjakovën e lanë tokë të ndezur, të shkatërruar dhe në vajë e kërkim të shumë shqiptarëve që quhen të zhdukur. Gjakovën, egërsirat e kthyen në barbari që kishte përfunduar që nga koha e mesjetës”, shkruan fillimisht Lekaj.
Në vijim, ish-kryetari i Gjakovës tregon se si ministri Jabllanoviç shkel Kushtetutën dhe përmes deklaratave të tij lëndon më tepër qytetarët e Kosovës.
“Nuk ka nevojë të shkohet me larg, e të shihet se kush është në qeverisje të Isa Mustafës, për ta dëshmuar se e duan këtë popull, se sa e përfillin shtetësinë dhe sa janë të penduar ndaj krimeve të bëra”, tuhet ndër të tjera në letrën e Lekajt./radiogjakova/