.
Published On: Thu, Feb 13th, 2014

Lekaj mobilizon nëndegët: Përgatituni për zgjedhje

Share This
Tags

lekaj-nendegetGjakovë- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë dhe kryetari i kësaj dege Pal Lekaj, kanë filluar një seri takimesh me përfaqësues të nëndegëve të AAK-së, me ç’rast po u bëhet një analizë zgjedhjeve lokale por në të njëjtën kohë po diskutohet edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen këtë vit.

Lekaj iu bëri thirrje të gjithë kryetarëve të nëndegëve që bashkërisht me stafet e tyre të punojnë në ruajtjen dhe zgjerimin e anëtarësisë. Sipas tij, fuqizimi i votës bëhet me angazhim serioz dhe me përzgjedhjen e duhur të kandidatëve për deputet.

Në këto takime, u konstatua nga të gjithë që për t’u përfaqësuar Gjakova denjësisht nuk duhet të dilet me kandidatura të tepërta, sepse në këtë mënyrë do të mungojë përfaqësimi i duhur./radiogjakova/