.
Published On: Sat, May 3rd, 2014

Liqeni i Radoniqit arrin kuotat maksimale të mbushjes

Share This
Tags

radoniqi-liqenGjakovë- Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotat maksimale të mbushjes dhe
që nga mëngjesi i së shtunës ka nisur derdhja e sasisë së tepërt.
Zyrtarë të kompanisë thanë për Koha.net se mbushja e liqenit është
bërë dy javë para planifikimeve.

Ismet Ahmeti, drejtor në këtë kompani, me këtë rast ka thënë se
qytetarët nuk do të kenë problem për furnizim me ujë të pijes gjatë
gjithë vitit. Mirëpo ai ka bërë thirrje që uji të mos keqpërdoret nga
qytetarët.

“Për të gjithë keqpërdoruesit, Radoniqi ka krijuar mekanizma të
kontrollit e ku parasheh edhe gjoba për keqpërdoruesit deri në ato
për vepër penale”, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i kompanisë,
Muhamet Lama.

Radoniqi është furnizuesi kryesor për 250 mijë banorë të komunave
të Gjakovës, Rahovecit dhe një pjese të Prizrenit./koha/