.
Published On: Mon, Aug 14th, 2017

Lista e përfituesve të banesave sociale lë shumë të pakënaqur

Share This
Tags

Përzgjedhja e 42 përfituesve të banesave sociale nga 219 aplikacione në komunën e Gjakovës ka lënë shumë të pakënaqur.

Një grup i këtyre banorëve të cilëve iu duhet të lirojnë banesat, janë takuar me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Basri Komoni për t’i treguar situatën e rëndë në të cilën gjenden.

Komoni iu sqaroi se procesi i përzgjedhjes së përfituesve ka shkuar sipas ligjit për financimin e programeve të veç anta të banimit si dhe sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes të cilit përcaktohen përparësitë dhe kategoritë e familjeve që mund të përfitojnë nga këto programe.

Aplikuesit që janë lënë jashtë listës së përfituesve kanë të drejtë ankese deri në 30 ditë pasi të marrin vendimin për lirim të pronës komunale./radiogjakova/