.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Luan Gola, kryesues i Asamblesë

Share This
Tags

Luan-GolaGjakovë- Kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Luan Gola është zgjedhur kryesues i Asamblesë komunale. Ai ka fituar përballë kundërkandidatit Dervish Tahiri nga AAK-ja.

Gola morri 18 vota ndërsa Tahiri 16 të tilla. Një votë u shpall e pavlefshme. Votimi ishte i fshehtë. Pas marrjes së detyrës, Gola ka falenderuar për besimin e dhënë dhe ka premtuar se do punojë për të miren e komunës së Gjakovës.

Menjëherë është bërë edhe zgjedhja e kryetarëve (shefave) të grupeve të subjekteve politike pjesëmarrëse në Kuvendin e Komunës.

Me propozimet e paritve përaktëse u zgjodhen: Gjylgjyzare Keraxhija – Xharavina për AKR-në, Saranda Hyseni për AAK-në, Arben Rogova për PDK-në, Ilhami Shala për LDK-në, Anton Shala për PSHDK-në dhe Arbërie Nagavci për Vetëvendosjen.

Fillimisht, këshilltarja Rina Domi ka dhënë betimin si anëtare e re e Kuvendit të Komunës, e cila zë vendin e kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila./radiogjakova/

Nga ora 13:00 Radio Gjakova bën transmetimin e kësaj seance të Asamblesë komunale.