.
Published On: Sat, Feb 7th, 2015

Lumejtë e Gjakovës në gjendje të rëndë

Share This
Tags

krena-pastrimGjendja e lumenjve në komunën e Gjakovës po vazhdon të jetë e rëndë, e bile edhe të rëndohet edhe më shumë çdo ditë e më tepër. Ashtu sikurse Drini e Ereniku, edhe lumi Krena është në gjendje të rëndë, dhe fajtor për situatën e krijuar është kryesisht faktori njeri.

Në rastin e lumit Krena, është hedhja e mbeturinave, veprim ky që po sjell telashe, pasi sasia e mbeturinave të grumbulluara po e pengon rrjedhën e lumit dhe po e dëmton shtratin në të njëjtën kohë. Kjo gjendje kryesisht po vërehet në pjesën kur Krena nuk e ka shtratin e ndërtuar, por një gjë e tillë nuk përjashtohet as në pjesën ku shtrati është i ndërtuar, konkretisht në qendër të qytetit.

Të pyetur për këtë, zyrtarët komunal të Gjakovës thonë se deri më tani kanë vazhduar me apele për mos hedhje të mbeturinave, por një veprim i tillë duket se nuk ka pasur sukses. Prandaj, sipas tyre alternativë e vetme ka mbetur aplikimi i masave ndëshkuese për ata që kapen duke hedhur mbeturina.

Megjithatë, sipas tyre, Krena mund të shpëtojë shumë shpejtë, pasi pritet ndërtimi i shtratit në pjesën ku ai ende nuk është ndërtuar./radiogjakova/