Marrëveshje me IFC-në për përmirësimin e mjedisit për biznesin
Gjakovë- Komuna e Gjakovës ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim me IFC-në (International Finance Corporation) për përmirësimin e mjedisit të biznesit.Nënshkrimi me këtë korporatë ndërkombëtare financiare është nënshkruar nga kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe Lisa Kaestner, menaxhere në Departamentin për Europë dhe Azi Qendrore.
Me këtë akt marrëveshjeje, IFC do të mbështesë Komunën e Gjakovës për të organizuar në mënyrë efektive dhe për të thjeshtëzuar procedurat administrative, si licencat, lejet, certifikatat dhe aprovimet. Projekti gjithashtu do të mbështesë autoritetet vendore në krijimin e një regjistri elektronin të procedurave administrative të Komunës, i cili do të jetë i aksesueshëm për publikun.
Kjo do të rrisë transparencën në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe autoriteteve vendore dhe do të nxisë investime të reja në Gjakovë.










