.
Published On: Mon, Feb 12th, 2018

Masakra ndaj pyjeve, 462 padi për prerje ilegale në Gjakovë

Share This
Tags

Numër më i vogël i prerjeve ilegale të pyjeve është evidentuar gjatë 2017-s, krahasuar me vitet paraprake në nivel vendi.

Megjithatë, kjo dukuri e degradimit të natyrës nuk ka mundur të ndalej. Mbi 10 mijë metra kub drurë janë prerë gjatë vitit të kaluar, të evidentuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës  e cila menaxhon tokat publike pyjore.

Dëmtime gjatë vitit 2017 ka pasur edhe në komunën e Gjakovës. Por sipas Xhavit Hasanaj, udhëheqës i sektorit për Pylltari në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, duke krahasuar më vitet e kaluara shifrat flasin për përmirësime.

Megjithatë, pylltarët vetëm gjatë vitit 2017 kanë ngritur  me qindra padi për dëmtuesit e tyre.  Sipas Hasanajt, pylltarët e komunës së Gjakovës kanë bërë  462 padi në gjykatën komunale për preje ilegale të pyjeve.

Ai shtoi se krahas mbrojtjes së pyjeve, në Agjencinë Pyjore të Kosovës gjatë vitit 2017, është punuar edhe në pyllëzimin e sipërfaqeve, ku në këtë rast, ka përfituar edhe komuna e Gjakovës./radiogjakova/