.
Published On: Fri, Feb 24th, 2017

Mbahet debati publik “Draft Rregulloren për Realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët në Komunën e Gjakovës“

Share This
Tags
Komuna e Gjakovës  sot  ka organizuar  debat publik me qytetarët e Komunës dhe personat tjerë të interesuar, lidhur me “Draft Rregulloren për Realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët në Komunën e Gjakovës“. Në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë komunale të Administratës së Përgjithshme, Armend Vokshi, ka veçuar rëndësinë e kësaj rregulloreje për plotësimin e kërkesave të vazhdueshme të fëmijëve.                 
Në anën tjetër pjesëmarrësit e këtij debati duke vlerësuar këtë rregullore kanë veçuar rëndësinë e formimin e kodit të veçantë buxhetor nga ana e  komunës për mbështetjen e fëmijëve.  
Në debatin e sotëm  publik me qytetarët e Komunës dhe personat tjerë të interesuar, lidhur me “Draft Rregulloren për Realizimin e të drejtave të fëmijëve, pos qytetarëve si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile kanë marrë pjesë përfaqësues të UNICEF-it në Kosovë të cilët janë mbështetës kryesor të hartimit të këtij projekti. Ndryshe kjo draftrregullore pritet të aprovohet në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë komunale.