Mbahet Festa e Mjaltit në Gjakovë
Në Gjakovë, te premten, ka nisur manifestimi tradicional “Festa e Mjaltit”, që për çdo vit organizohet nga Shoqata e Bletarëve “Flora”. Në hapjen solemne në këtë takim dy ditor të bletarëve, drejtori për Bujqësi në Kuvendin e Komunës së Gjakovës, Bekim Ermeni tha se komuna e Gjakovës, sektorin e bletarisë e konsideron si një sektor shumë të rëndësishëm të zhvillimit të bujqësisë. Kjo, për shkak të numrit të madh të bletarëve, traditës, por edhe cilësisë së prodhimit të bletarëve të komunës tonë. Për këtë arsye në vitet e fundit, komuna ka qenë e përkushtuar për të ndihmuar këtë sektor. Ai po ashtu ka përmendur edhe mbështetjen për organizime të tjera të bletarëve gjakovar në mënyrë që përmes këtyre aktiviteteve të bëhet zhvillimi i këtij sektori të bujqësisë në komunën e Gjakovës e cila ka një traditë prej disa dekadave. Drejtori Ermeni ka shtuar se ndihmë në zhvillimin e këtij sektori po jep edhe niveli qendror, përkatësisht Ministria e Bujqësisë e cila po ndihmon këtë sektor. Festës së Mjaltit edhe sivjet i janë bashkuar me dhjetëra bletar nga treva të ndryshme të komunës së Gjakovës. Florin Dautaga kryetar i shoqatës “Flora”, si organizatore e këtij manifestimi, tha ndër të tjera se me gjithë vështirësitë nuk po mungojnë edhe sukseset e bletarëve. Pjesë e rëndësishme e Festës së Mjaltës në Gjakovë do të jenë edhe Ne agjenden e organizimit jane edhe Tryezat e Rrumbullakëta me titull “Bletaria në Kosovë dhe Shqipëri – perspektiva e saj” si dhe ajo me temën “Produktiviteti i Bletarëve- Çka, Ku dhe Si”