.
Published On: Fri, Nov 4th, 2016

Mbahet konferencë informuese me bizneset e Rajonit të Gjakovës

Share This
Tags

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, organizoi konferencën informuese me bizneset e rajonit të Gjakovës. Bizneset gjakovare u informuan hollësisht rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në përkrahjen e vazhdueshme që e bëjnë për të zhvilluar ndërmarrësin dhe për të krijuar kushte më të mira për biznesin. Silvana Domi, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomikë në Komunën e Gjakovës prezantoi projektet dhe shërbimet që ofron kjo komunë për bizneset. Në këtë takim u diskutua për problemet dhe të arriturat e bizneseve në rajonin e Gjakovës, ku pastaj nga rekomandimet e dala edhe nga tjera takime, të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm institucionalë për t’i zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen bizneset në Kosovë. Në fund të konferencës u shpallën edhe ndërmarrjet më konkurruese në rajonin e Gjakovës: Top Ndërmarrja e Mesme më Konkurrente e vitit u shpall N.P.T “Haxhi Jaha”, Top Ndërmarrja e Vogël “Gerberland”, Top Mikrondërmarrja më Konkurrente e vitit u shpall firma “Heinze”. Pas konferencës zëvendësministri i tregtisë, Avni Kastrati vizitoi kompanitë: “Wear&Go” dhe “Heinze”, ku u njoh për së afërmi me aktivitetin e tyre. Ai tha se Ministria e tregtisë është duke punuar në projektin për Certifikimin e produkteve me të cilin prodhuesve iu mundësohet certifikimi i produkteve të tyre, që përveç tregjeve vendore synohen edhe tregjet ndërkombëtare duke konkurruar me produkte cilësore të certifikuara.