.
Published On: Sat, Jun 14th, 2014

Mbahet pjesa e parë e testit të Provimit të Maturës shtetërore

Share This
Tags

matura-shteterorePër rreth 2 mijë e 500 maturantë të 5 Qendrave të mesme shkollore të Gjakovës, sot në 11 objekte të shkollave fillore dhe të mesme, përkatësisht në 23 qendra testimi, mbahet pjesa e parë e testit të Provimit të Maturës shtetërore.

Në këtë fazë maturantët duhet të përgjigjen në 120 pyetje nga lëndët kryesore të drejtimit përkatës, ndërsa në fazën e dytë të testimit që mbahet më 28 Qershor, maturantët duhet të japin përgjigje edhe në 80 pyetje tjera nga lëndët profesionale.

Pra testi i maturës do ti ketë gjithsejtë 200 pyetje, ndërsa për të qenë të suksesshëm, maturantët duhet të japin përgjigje të sakta së paku në 50% të pyetjeve të parashtruara të testit.

Testimi zgjatë 180 minuta dhe do të administrohet nga 190 arsimtarë të komunës së Prishtinës të caktuar nga Ministria e arsimit e Kosovës. Sipas Planit të caktuar nga MASHT-i, rezultati i përgjithshëm i testit të maturës shtetërore do të publikohet më 7 Korrik.