.
Published On: Wed, Mar 14th, 2018

Mbërrijnë insulinat në QKMF-në e Gjakovës

Share This
Tags

Mbi 1 mijë pacientë nga Gjakova që vuajnë nga diabeti dhe janë të varur nga insulina,  muajve të fundit po përballen me mungesën e madhe të këtij ilaçi jetësorë për shëndetin e tyre.

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë e ka furnizuar me insulina Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Pas një periudhe me furnizim jo të rregullt, kjo qendër njoftoi se janë furnizuar me insulinën Novomix, që është edhe lloji më i kërkuar.

Megjithatë, me sasinë e ardhur nuk mund të mbulohen në tërësi kërkesat që janë në këtë qendër pasi nga 4200 të nevojshme kanë mbërritur vetëm 2800 copë.

Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se në ditët e ardhshme do të furnizojë QKMF-në e Gjakovës edhe me insulinat Basal e Gensulin.

Kryefarmacasiti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Korab Haxhidauti njoftoi se aktualisht kanë mungesa vetëm të llojeve Levemir dhe Novorapid.

Për këto dy lloje të insulinës, Haxhidauti tha se mund të vijnë në ditët në vazhdim pasi edhe kërkesa për to është më e vogël,  rreth 400 copë në total./radiogjakova/