.
Published On: Thu, Dec 18th, 2014

Mbi 120 biznese u mbyllën në 2014-n

Share This
Tags

gjakova-Të bërit biznes në komunën e Gjakovës po vjen duke u vështirësuar çdo ditë e më tepër. Kështu të paktën kanë thënë disa nga afaristët lokal të cilët kanë shtuar se arsyet për këtë situatë janë të shumta, duke filluar nga kamatat e larta bankare, rënia e fuqisë blerëse, taksat e larta, e të tjera.

Sipas tyre, ndikim negative në bizneset e tyre ka pasur edhe ngërçi politik i muajve të fundit. Kjo situatë ka bërë që gjatë vitit 2014, në komunën e Gjakovës të mbyllen 124 biznese, 29 më shumë sesa në vitin 2013, kur ishin mbyllur 95 biznese. Por, në komunë thonë se megjithatë institucionet lokale po angazhohen për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes.

Ata e konfirmojnë numrin e bizneseve të mbyllura, por në të njëjtën kohë thonë se edhe numri i bizneseve të reja është rritur në krahasim me vitin 2013. Deri në nëntor të vitit 2014 janë regjistruar 416 biznese të reja, 50 më shumë se në vitin 2013. Në komunë thonë se në ndihmë të bizneseve lokale do të jetë edhe fondi komunal për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, i cili do të fillojë së funksionuari prej vitit 2015./radiogjakova/