.
Published On: Thu, Apr 5th, 2018

Mbi 450 përfitues nga projekti “Promovimi i shkathtësive për punësimin e të rinjve”

Share This
Tags

Me një ekspozitë të punimeve artizanale është përmbyllur të enjten projekti “Promovimi i shkathtësive për punësimin e te rinjve”, i cili për disa muaj është implementuar nga 2 organizata rinore të Gjakovës, “Rinia Aktive e Gjakovës” dhe “Qendra Rinore e Gjakovës”.

Po ashtu, është bërë edhe prezantimi i rezultateve të projektit, qëndrueshmërisë dhe mundësive për më shumë aktivitete të tilla në të ardhmen.

Andi Batusha, kryetar i organizatës “Rinia Aktive e Gjakovës”, tha se projekti i cili ka mbledhur të rinjtë në aktivitete të shumta, si qëllim parësor kanë pasur aftësimin e tyre në disa fusha, krahas dinamikës dhe nevojës së tregut të punës.               

“Në këtë projekt morën pjesë dhe përfituan drejtpërdrejt mbi 460 pjesëmarrës nga aktivitetet si panairi i shkollave të mesme; parada me biçikleta, tryezat e diskutimit, muralet, trajnimi për aftësi të buta, trajnimi për shkrimin e projekteve ‘Erasmus+’, diskutimet ‘YouthTalk’ dhe punëtoria ‘HandiCRAFT’”, tha Batusha.         

Sipas tij, gjatë këtyre muajve në këto aktivitete kanë marrë pjesë me qindra të rinj, të cilët kanë pasur mundësi të marrin njohuri nga trajnerë profesional.

Ky projekt që ka nisur në shtator të vitit të kaluar, është financuar nga organizata gjermane GIZ./radiogjakova/