.
Published On: Thu, Apr 12th, 2018

Mbledhja e dëshmive për krime lufte, GSHC vijon punën

Share This
Tags

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kund kriminelëve serbë po vijon punën e tij.

Përfaqësuesja e këtij grupi, Shkëndije Hoda, i tha Radio Gjakovës se puna e tyre është e përqendruar në terren ku po mbledhin dëshmi të reja për krimet që janë bërë në komunën e Gjakovës.

Ajo apeloi të gjithë qytetarët e Gjakovës të cilët janë dëmtuar gjatë luftës së fundit që të sjellin rrëfimet dhe dëshmitë e tyre pranë këtij grupi. Prej të enjten ky grup do të ketë zyrën e tij në Pallatin e Kulturës pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ndërsa presin të gjithë të interesuarit nga ora 12 deri në ora 16.

Hoda deklaroi se dëshmi mund të sjellin të gjithë njerëzit që janë dëmtuar nga djegia e shtëpive e deri të aktet më të rënda siç janë përdhunimi po vrasja.

Ky grup tashmë ka dërguar pranë Prokurorisë Themelore të Gjakovës dëshmi për një grup kriminelësh.

Hoda tha se të njëjta dëshmi kanë ndikuar që t’i ndalohet hyrja dy herë ish-kreut të Gjakovës gjatë kohës së okupimit Gjokica Stanojeviç. Sipas saj, dëshmitë e reja do të dërgohen edhe në Gjykatën Speciale./radiogjakova/