.
Published On: Tue, Mar 4th, 2014

Mbledhje komemorative për Zef Lleshin

Share This
Tags

zef-lleshiGjakovë-Me një mbledhje komemorative të mbajtur është përkujtuar e nderuar Zef Lleshi, patriot e aktivist i çështjes kombëtare dhe baba i dy dëshmorëve të kombit Prend e Memë Lleshi.

Në emër të komunës së Gjakovës në këtë komemoracion ka fol kryetarja Mimoza kusari – Lila, e cila e ka vlerësuar lartë kontributin jo vetëm të të ndjerit Zef Lleshi, por edhe të tërë familjes Lleshi nga fshati Vraniq, familje e cila ka dhënë dëshmorë brez pas brezi, për të përfunduar me luftën e fundit nga e cila doli me 4 dëshmorë.

Zefi, i cili ndonëse i shtyrë në moshë nuk hezitoi që bashkë me të gjithë anëtarët e familjes t’i bashkëngjitet luftës çlirimtare, vdiq i lumtur, pasi arriti ta përmbushë ëndrrën jetësore, ta shohë Kosovën të lirë e të pavarur.

Përveç kryetares Kusari –Lila, në këtë mbledhje komemorative ka folur edhe Smajl Latifi, bashkëluftëtar i Zefit dhe ushtarëve të familjes Lleshi, ndërkaq Gegë Lleshi, në emër të familjes ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në përkujtimore. Më pas është shfaqur një film dokumentar për familjen Lleshi dhe kontributin e saj për lirinë dhe pavarësinë e vendit./radiogjakova/