.
Published On: Tue, Jan 21st, 2014

Mblidhet Asambleja, pritet prezantimi i kabinetit të Kusari-Lilës

Share This
Tags

asambleja-12Gjakovë- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka thirrur mbledhjen e parë për vitin 2014 të Kuvendit të Komunës e cila mbahet të marten (sot) me fillim në ora 10:00.

Për këtë mbledhje është propozuar ky rend dite:

1.Dhënia e betimit nga anëtarja e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, Rina Domi.

2.Shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes inauguruese të mbajtur me datë 23.12.2013.

3.Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

4.Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa.

5.Themelimi i Komitetit për Komunitete.

6.Zgjedhja e kryetarëve (shefave) të grupeve të subjekteve politike pjesëmarrëse në Kuvendin e Komunës së Gjakovës.

7.Formimi i Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës së Gjakovës.

8.Themelimi i Komitetit për Arsim dhe Komitetit për Zhvillim Ekonomik.

9.Formimi i Komisionit për Identifikimin dhe Dhënien në Shfrytëzim të Banesave të Banimit Social.

10. Të ndryshme.

Po ashtu, pritet që nga kryetarja Kusari-Lila të prezantohet edhe qeveria e re lokale. Megjithëse disa nga emrat e drejtorëve tashmë dihen, mbetet i panjohur fakti rreth postit të nënkryetarit dhe drejtorive që i takojnë LDK-së./radiogjakova/