.
Published On: Sat, Sep 2nd, 2017

Mbyllet Java e Filmit Amerikan në Gjakovë

Share This
Tags

Me filmin e animuar “Zootopia” që u shfaq të premten mbrëma në kinemanë verore “Ali Podrimja” u mbyll Java e Filmit Amerikan në Gjakovë.

Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Ambasadën amerikane dhe Këndin amerikan në Prizren gjithsej u shfaqën 6 filma nga më të vlerësuarit me çmime më të rëndësishme ndërkombëtare kinematografike.

Ednor Hoti, nga ky park, tha se ka pasur interesim të madh për të ndjekur të gjithë filmat që janë shfaqur.

Sa i përket vazhdimit të aktivitetit të kësaj kinemaje, Hoti tha se me program është paraparë të vazhdohet deri në fund të muajit shtatorit, si zakonisht në ditë të martë dhe të premte./radiogjakova/