.
Published On: Mon, Feb 27th, 2017

Mimoza Kusari – Lila ka prezantuar para bizneseve në Dusseldorf mundësitë dhe potencialin investiv në Komunën e Gjakovës

Share This
Tags

Me ftesë të Unionit të Bizneseve shqiptare dhe gjermane, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, këtë fundjavë në Dusseldorf të Gjermanisë ka prezantuar para bizneseve anëtare të Unionit, mundësitë dhe potencialin investiv në Komunën e Gjakovës. Para më shumë se 200 përfaqësuesve të bizneseve shqiptare nga landi Nordrhein Ëestfallen, ka paraqitur projektet zhvillimore dhe kapitale të Komunës tonë dhe mundësitë e përfshirjes së këtyre biznesve për partneritet me bartësit e projekteve të ndryshme.

Në këtë organizim , e para e Gjakovës ka bërë thirrje që idetë e reja nga Gjermania të gjejnë hapësirë për zbatim në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në kontributin e Diasporës shqiptare. “Diaspora shqiptare ka luajtur rol vendimtarë në të gjitha etapat e krijimit të shtetit tonë dhe tani prej së kërkuari ndihmë të mëtutjeshme nga Diaspora, kërkojmë partneritet të mirëfilltë për projektet zhvillimore”, ka thënë ndër të tjera Kryetarja e Komunës së Gjakovës.