.
Published On: Mon, Dec 2nd, 2013

MIMOZA KUSARI-LILA – KRYETARE E GJAKOVËS

Share This
Tags

mimoza-konferenca1Gjakovë- (E plotësuar) Mimoza Kusari – Lila është kryetare e komunës së Gjakovës. Ky është verdikti që u dha nga qytetarët e komunës së Gjakovës gjatë zgjedhjeve të së dieles në zgjedhjet e balotazhit.

Sipas rezultateve preleminare, të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Kusari – Lila ka fituar 24 mijë e 888 vota karshi 22 mijë e 514 votave që ka marrë kundërkandidati i saj, tashmë ish – kryetari i komunës së Gjakovës Pal Lekaj. Llogaritur në përqindje, Mimoza Kusari – Lila ka marrë 52.5 % të votave, ndërsa Pal Lekaj 47.5 % të votave.

mimoza-festa2

Fitoren e ka shpallur edhe vet Kusari – Lila, e cila gjatë një konference për shtyp të mbajtur në orën e vona ka falenderuar të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës për mbështetjen e dhënë. E këto rezultate kanë ndikuar që disa mijra qytetarë, përkahës të AKR-së dhe të Mimoza Kusari – Lilës të dielen në mbrëmje të fillojnë festën e fitores, festë e cila ka zgjatur deri në orët e hershme të mëngjesit.

Ndryshe, i tërë procesi zgjedhor i garës së balotazhit ka shkuar pothuajse pas asnjë problem të theksuar, me përjashtim të ndonjë të vogël e kryesisht teknik. Edhe përqindja e votuesve të dalur ka qenë e kënaqshme dhe madje edhe më e madhe se përqindja e votuesve të dalur me 3 nëntor.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në komunën e Gjakovës të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 48 mijë e 468, apo 45.12 % e votuesve potencial./radiogjakova/