.
Published On: Mon, Dec 16th, 2013

Mimoza Kusari-Lila merr detyrën

Share This
Tags

mimoza-kusari-lilaGjakovë- Mimoza Kusari – Lila, ka pranuar zyrtarisht detyrën e re, atë të kryetares së Gjakovës. Ajo, është pritur në zyrën e të parit të Gjakovës, nga ish kryetari Pal Lekaj, me të cilin gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, kanë përbërë njërin ndër rivalitetet më të mëdha në Kosovë.

Mimoza Kusari – Lila, pas pranimit të detyrës, tha se do të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë e profesional me gjithë stafin administrativ të komunës. Ajo tha se Gjakova ka shumë sfida para vetës, porse beson se do t’i kalojnë. Ndonëse në një garë të ngushtë, e herë herë edhe me tension të ngritur, Kusari – Lila ka vlerësuar se i gjithë procesi zgjedhor ka qenë shembullor për komunën e Gjakovës.

Ish kryetari Pal Lekaj, i ka uruar marrjen e mandatit Kusari – Lilës, duke thënë se Gjakova ka pasur mjaft përparime që kanë shkuar në favor të qytetarëve.

Ai ka kërkuar falje nga qytetaret që nuk ka mundur t’i realizoj gjithë kërkesat e tyre, për siç ka thënë ‘shkaku i buxhetit të varfër’. Lekaj, tha se Gjakova nën udhëheqjen e tij ka pasur një zhvillim të mirë, duke përmendur se infrastruktura ka përfunduar në 95 për qind të komunës dhe tani, sipas tij, ka mbetur fokusimi në zhvillimin ekonomik. Ai tha se do të qëndroj opozitë e mirëfilltë. /kosovapress/