.
Published On: Thu, Jan 8th, 2015

Ministri i Kosovës i quan gjakovarët “egërsira”

Share This
Tags

jabllanovic-aleksanderSerbia po vazhdon të sfidojë Kosovën në çdo aspekt. Një prej sfidave kryesore del të jetë ministri Aleksandër Jabllanoviç, i cili shtetit i referohet si Kosova e Metohia, raporton KTV.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, ofendoi rëndë protestuesit e Gjakovës. Ai në orët e mbrëmjes të së shtunës, pasi kishte përfunduar protesta e familjarëve të personave të zhdukur, bëri një skandal, pasi i quajti egërsira të gjithë ata protestues.

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi” , ka thënë ai.

Përpos kësaj, ministri i qeverisë Mustafa, Aleksandër Jabllanoviq, sa herë që po iu drejtohet medieve, Republikës së Kosovës po i drejtohet si Kosovë e Metohi. Kjo deklaratë do të duhej të shihej si shkelje ligjore e kushtetuese dhe në këtë rast kërkohet ndërhyrja e qeverisë.

Vetëvendosje, që ka kundërshtuar hyrjen e listës serbe në kuvend dhe që ka përkrahur protestën në Gjakovë thotë se veprimet e Jabllanoviqit janë një argument i qartë sesi Qeveria e Kosovës e ndan pushtetin me Serbinë.

Mosveprimi i Isa Mustafës në këtë rast, sipas Imer Mushkolajt, është argument i qartë se nuk duhet besuar në këtë qeveri.