.
Published On: Wed, Apr 4th, 2018

Ministri Reçica vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë

Share This
Tags

Në javën e promovimit të aftësimit profesional, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, vizitoi Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë ku takoi shumë kandidatë, të rinj dhe të reja, që po ndjekin kurse të aftësimit.

Ministri Reçica tha se nga Qendra e Aftësimit në Gjakovë janë certifikuar shumë kandidatë të cilët tashmë kanë hapur bizneset e tyre private.

Ai përmendi rastin e kandidates Krenare Gorancin e certifikuar në profesionin floktari e cila po ashtu ka hapur biznesin e saj.

Ministri Reçica tha se pikërisht këto raste duhet të jenë arsye shtesë që qytetarët të regjistrohen pranë Zyrave të Punësimit dhe të vizitojnë Qendrat e Aftësimi Profesional.

Ministri shtoi se aftësimi profesional, në kuadër të masave aktive të tregut të punës, i paraprinë punësimit dhe si i tillë bënë pjesë në prioritetet kyçe të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.