.
Published On: Tue, Aug 15th, 2017

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë ankohet për mikpritjen në Gjakovë

Share This
Tags

“Një akomodim jo i përshtatshëm për statusin e saj”, kështu e ka cilësuar ministrja teknike e Arsimit të Shqipërisë, Mirela Karabina pritjen që i është bërë në Gjakovë gjatë vizitës së saj për Seminarin e XIII.

Mediat shqiptare raportojnë se Mirela Karabina u akomodua në hotel “Pashtriku” dhe fakti që ky hotel nuk ishte me pesë yje, e ka indinjuar ministren aq shumë sa e ka parë të përshtatshme të dërgojë edhe një email zyrtar për të shprehur të gjitha ankesat e saj.

Ministrja Karabina i ka kërkuar llogari Kosovës se pse nuk është akomoduar në hotel me 5 yje. Pra, pse në Gjakove s’ka hotel për nivelin e zonjës Karabina.

Mediat shqiptare raportojnë se me anë të një e-maili të shkruar keq, me plot gabime drejtshkrimore, ajo që shihet është fakti se Karabina kërkon llogari se pse nuk ka qenë akomoduar mes luksit, por në një hotel normal.

Por jo vetëm kaq. Karabina ndjehet e fyer që edhe këshilltarët e saj, që janë lart në hierarki, nuk janë respektuar si duhet. Edhe atyre ju ka munguar luksi në Gjakovë. Ajo i kërkon po ashtu edhe detaje të tjera mbi seminarin, organizatorët e buxhetin.