.
Published On: Wed, Jul 26th, 2017

Mirëmbajtja e rrugëve, “Çabratit” i vazhdohet kontrata

Share This
Tags

Kontrata e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë me Komunën, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas kësaj kontrate, “Çabrati” do të bëjë pastrimin e 42 rrugëve në brendi të qytetit në Gjakovë me një gjatësi prej 74 mijë e 260 metra katrorë.

Përpos kësaj, kjo kompani, bazuar në kontratën në fjalë, dy herë në muaj bënë pastrimin edhe të lumit Krena i cili përshkon pothuajse tërë qytetin, ndërkohë që është diskutuar edhe mundësia për marrjen në shfrytëzim të platosë së tregut të gjelbër dhe objektit të bulmetit.

Ndryshe, “Çabrati” ka aplikuar dhe ka përmbushur kriteret preliminare për të qenë pjesë e fondit prej 3.2 milionë euro nga KFV-ja gjermane për projektin “Gara për Mjedis të Pastër”, projekt ky i cili pritet të vihet në zbatim në vitin 2018./radiogjakova/