.
Published On: Tue, Nov 5th, 2013

Mirëpritet “Revolveri” në Shkup

Share This
Tags

revolveri-1Shkup- Shfaqja “Revolveri”, me tekst të Goergey Gabor e me regji të Burbuqe Berishës, që ka hapur festivalin ndërkombëtarë të teatrove “Skupi- Festival”, në mbrëmjen e së hënës ka krijuar një përshtypje për audiencën se Teatri i Gjakovës ka arritur të sjellë një shfaqje tejet realiste, me një buxhet minimal.

Pas një pritjeje tepër të ngrohtë nga publiku i shumtë i Shkupit, regjisorja  Burbuqe Berisha për “Kult-Plus”, ka thënë se ndihet e nderuar që një festival ndërkombëtar, siç është “Skupi-Fest”, dhe me një përbërje të përzgjedhur të shfaqjeve pjesëmarrëse, pikërisht shfaqja e saj “Revolveri” të hapë këtë edicion.

“Ndihem e nderuar që shfaqja ime me trupën e Teatrit të Gjakovës ka hapur këtë festival, i cili përfshinë shfaqje mjaft serioze”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, e veçanta e këtij prezantimi ishte se kjo shfaqje për herë të parë është prezantuar jashtë vendit, pas paraqitjeve më të hershme brenda Kosovës, në Gjakovë e Prishtinë./radiogjakova/