Mitingu protestë i Poezisë
Mitingu tradicional i poezisë në Gjakovë ka mundësi të mos mbahet në formatin e zakonshëm. Por kjo do të varet kryesisht nga mbështetja materiale e Komunës së Gjakovës tek e cila do të kërkohet përkrahje.
Ndryshe në takimin e fundit të klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, është propozuar që të mbahet vetëm një miting protestë duke drejtuar gishtin për mos mbështetje materiale nga institucionet.
Mitingu i poezisë që sivjet që duhet të ketë edicionin e 53-të me radhë, zakonisht është mbajtur në muajin maj, por këtë vit është shtyer, ndërsa është thënë se do të mbahet në muajin shtator.
Shtyerja është bërë siç është thënë për mbështetje të pamjaftueshme nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që këtë aktivitet më të madhin letrar në vendin tonë, e ka mbështetur më mjete që sipas klubit letarar “Gjon Nikollë Kazazi” si organizator, është ofenduese./radiogjakova/