.
Published On: Wed, Aug 23rd, 2017

MSH nuk furnizon me insulina QKMF-në e Gjakovës

Share This
Tags

Ndonëse furnizimi me insulinë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë zakonisht bëhet në fillim të çdo muaji, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë akoma nuk janë furnizuar me këtë produkt mjekësor për muajin gusht.

Doktoresha Fehmije Jaka, kryeshefe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka konfirmuar për Radio Gjakovën se insulinat, produkt që i përdorin të sëmurët me diabet, nuk kanë ardhur në këtë qendër edhe pse kanë bërë porosinë me kohë në Ministrinë e Shëndetësisë e cila është përgjegjëse për furnizim me këtë medikament.

Dr Jaka tha se nuk e di arsyen e kësaj vonese, por shtoi se në QKMF kanë një sasi të insulinave të mbetura nga muajt e kaluar të cilat po ju shpërndahen atyre që kanë nevojë urgjente.

Në komunën e Gjakovës është në rritje numri i qytetarëve që kanë nevojë për këtë ilaç.

Sipas një liste që kanë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në komunën e Gjakovës janë 1 mijë e 50 persona që momentalisht kanë nevojë për ilaç./radiogjakova/