MTI nderon 3 ndërmarrje të rajonit të Gjakovës
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, organizoi ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më Konkurrente të Vitit.
Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për 20 ndërmarrjet në kategoritë Mikro, të Vogla dhe të Mesme nga 7 rajone, përfshirë edhe atë të Gjakovës.
Për rajonin e Gjakovës, si Top Ndërmarrja Mikro u vlerësua N.P.T “Vëllaznimi-A”; si Top Ndërmarrja e Vogël u shpërblye “Ndërmarrja e Re – Fabrika e Pasurimit të Kromit Devë”, ndërsa Top Ndërmarrja e Mesme u zgjodh “Osa-Termosistem”.
Procesi i përzgjedhjes së këtyre fituesve është zhvilluar duke u bazuar në kriteret si: rritja e punësimit, eksportit, kontributeve tatimore si dhe veprimtaria ekonomike dhe struktura e pronësisë.