Mungesa e trotuareve shqetësim për qytetarët
Gjakovë- Mungesa e trotuareve të mjaftueshme nëpër rrugët kryesore në vazhdimësi po paraqet rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Në mungesë të tyre, këmbësorët detyrohen të dalin në rrugë të destinuara për automjete.
Kjo ndodhë jo vetëm për hapësirat e vogla të trotuareve që kanë rrugët, por edhe për parkimin vend e pavend të automjeteve. Kjo gjendje nuk është vetëm në rrugët kryesore.
Këmbësorët “heqin të zitë e ullirit” kur kalojnë nëpër rrugët njëkahore, si në rrugën “Washington”, “Musa Zajmi”, “Isa Boletini” e shumë rrugë tjera ku nuk ka fare trotuare ndeërsa të parkuara në njeren anë janë veturat./radiogjakova/