Murati: Nuk e di pse u ndalën mikrofonat
Ministri për Diasporën, Valon Murati i ka kërkuar shefit të tij Isa Mustafës, që kabineti qeveritar të dal me një qëndrim rreth deklaratave fyese të ministrit për Kthim nga Lista Serbe, Aleksandër Jabllanoviq.
“Mustafa nuk e ka vazhdu diskutimin. Nuk u miratu ajo. Muk ka pas diçka tjeter. Pse jon ndal mirofonat nuk e di”, ka thënë Murati për Indeksonline.
Mirëpo kryeministri Mustafa iu ka përgjigjur shkurt që këtu nuk janë në Parlament. Më pas janë fikur mikrofonat dhe për disa minuta është zhvilluar një debat.
Murati tha se ai ka fyer nënat gjakovare të cilat po i kërkojnë djemtë e tyre të zhdukur që nga viti 1999, derisa çuditërisht deklaron kinse nuk e paska ditur për masakrat e bëra nga serbët në Kosovë. /Indeksonlie/