.
Published On: Fri, Jan 9th, 2015

Mustafa: Jabllanoviç nuk bëri mirë me atë deklaratë

Share This
Tags

isa-mustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, më në fund është prononcuar lidhur me deklarimet e ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Aleksandër Jabllanoviç, i cili i ka quajtur egërsira protestuesit në Gjakovë, raporton KTV.

Ai shkurt i është përgjigjur interesimit të gazetarëve, duke thënë se nuk është në rregull që protestuesit të quhen egërsira.

“Unë sot dëgjova se ministri Jabllanoviç është distancuar nga deklaratat e tij lidhur me protestuesit. Nuk është e mirë që ai i ka quajtur ashtu”, ka thënë shkurt Mustafa.