.
Published On: Sun, Apr 9th, 2017

Mustafa: Kosharja përbën fillimin e luftës frontale për çlirim

Share This
Tags

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, nën patronatin e të cilit po mbahet manifestimi “Ditët e shqipes 2017”, tha se beteja e Koshares përbën fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës kurse në aspektin ushtarak nxjerr në pah përdorimin e aftësive të larta dhe shkathtësive taktike në luftë kundër një armiku numerikisht shumë më të madh dhe të armatosur.

“Partneriteti me SHBA-në dhe aleatët tjerë të NATO-s është garanci e realizimit të aspiratës tonë për të jetuar të lirë dhe për qenë të pavarur dhe për të vendosur vet për ardhmërinë tonë është garanci se Republika e Kosovës, Forcën e saj të Sigurisë do ta shndërroj në forcë të armatosur”, ka thënë Mustafa, raporton televizioni publik.

Ai tha se stabiliteti jonë ekonomik dhe buxhetor është garancia më e mirë se kemi stabilizuar financat dhe “shteti jonë ka krijuar parakusht për të financuar një ushtri moderne që do të të partnere e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës”.

Kryeministri Mustafa tha se Kosharja ishte dëshmia më e qartë e unitetit të UÇK-së dhe këtë rol historik e ka luajtur Brigada 138 që më vonë mori emrin e strategut Agim Ramadani.

“Gjithë ne sot krenohemi me veprat e gjithë heronjve të UÇK-së. Po ashtu krenohemi edhe me luftëtarët e gjallë të kësaj Brigade që janë pjesë e ndërtimit të institucioneve të Kosovës”, tha ndër të tjera Mustafa.