.
Published On: Fri, Apr 18th, 2014

Mustafa në Gjakovë, të kënaqur me bashkëqeverisjen me AKR-në

Share This
Tags

ldk-Gjakovë- E para e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila dhe kreu i LDK-së, Isa
Mustafa janë takuar në Gjaokë për konfirmuar se bashkëqeverisja
lokale atje po shkon mirë.

Në takim është folur edhe për ecurinë e përgjithshme në Komunën
e Gjakovës, me ç’rast kryetarja Mimoza Kusari Lila pasi ka vlerësuar
lartë bashkëqeverisjen lokale me LDK-në, ka folur rreth aktiviteteve
dhe aktualiteteve në Komunë, domosdoshmërinë dhe fokusimin në
zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në nivel ekonomik si dhe
ka potencuar procesin e zgjidhjes së çështjes së pronës nga
Kuvendi i Kosovës, si mundësi dhënie në shfrytëzim për zhvillim
ekonomik lokal.

Ndërsa Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka shprehur dëshirën e tij që
udhëheqja komunale e Gjakovës të jetë e suksesshme, pasi sipas tij
në çdo komunë ka probleme të ndryshme, e këto janë të theksuara
sidomos edhe në Komunën e Gjakovës. Mustafa, që nuk po e
konteston se do t’I fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe se
ai do të jetë kryeministër i vendit, ka thënë se Komunave u duhet
më shumë përkrahje nga niveli qendror.