Mustafa shkarkon Jabllanoviqin, ish-ministri: S’pajtohem
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka njoftuar se ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar. Jabllanoviq nxiti protesta gjithëpopullore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje me deklaratat e tij ku i kishte quajtur “Egërsira” nënat gjakovare.
“Nga sot ministri Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Sa i përket Trepçës, po të mbetej ashtu siç ka qenë Trepça do të shkonte drejtë falimentimit”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa lideri i Listës Srpska, dhe deri më sot ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq menjëherë me të dëgjuar deklaratën e kryeministri Isa Mustafa për “shkarkimin” e tij nga Qeveria ka reaguar. Ai
“Nuk pajtohem me këtë vendim të kryeministrit Isa Mustafa. Lita serbe nuk është futur në Qeveri për të marr parasysh kërkesat dhe qëndrimet e Vetëvendosjes. Vendimi i listës Srpska do të merret vesh në dy ditët në vijim. Nuk jemi të interesuar të merremi me vendime që i bëjnë keq komuniteteve.
“Srpska është e dëshpëruar dhe e pakënaqur me vendimin e Isa Mustafës. Ne shpresojmë që si Lista Srpska të mos ketë më protesta. Me kryeministrin Mustafa kemi pasur marrëdhënie të mira dhe shpresojmë të vazhdojmë ti kemi ato. A do te largohemi nga Qeveria do te vendosim ne ditet ne vijim.”, ka thënë Jabllanoviq.