.
Published On: Wed, Aug 23rd, 2017

Muzeu si destinacion turistik, 80% e vizitorëve të huaj

Share This
Tags

Muzeu Etnografik i Gjakovës është kthyer në një destinacion turistik ku shumë vizitorë të huaj njihen me historinë e qytetit.

Drejtori i muzeut, Besmir Hasi, tha për Radio Gjakovën se 80% e vizitorëve janë turistë të huaj dhe bashkatdhetarë të cilët vizitojnë ambientet e muzeut.

Ai tha se këtë vit ka pasur rreth 2 mijë vizitorë, ndërsa nuk mungojnë edhe organizimet nga të gjitha shkollat e Kosovës.

Përveç mundësisë për ta vizituar, Muzeu Etnografik organizon edhe aktivitete të ndryshme.

Drejtori Hasi njoftoi se po përgatiten për një ekspozitë në bashkëpunim me Muzeun e Durrësit për të shënuar edhe Ditët evropiane të Trashëgimisë Kulturore.

Ndryshe, të gjithë të interesuarit, në Muzeun Etnografik mund të shohin mijëra eksponate ndër to edhe tirqit e Sulejman Kryeziut, ish-prefektit të Gjakovës në periudhën 1941-1944, armë të periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e pitosin ilir të shekullit të parë./radiogjakova/