.
Published On: Sat, Feb 21st, 2015

“Namazgjahu” rikthen pamjet e para 20 viteve

Share This
Tags

namazgjahuRindërtimi dhe riaktivizimi i Namazgjahut të Gjakovës ka rikthyer në këtë vend pamjet e para 20 vjetësh me kafiteritë e mbushura plot me të rinj. Kjo po vërehet sidomos ditëve të fundit kur moti është përmisuar dukshëm dhe të rinjtë kanë filluar t’i frekuentojnë ambientet e jashtme të këtij lokacioni.

Kjo situatë e re e krijuar së fundmi po sjell kënaqësi për këta të rinj, por në të njejten kohë po sjell emocione edhe tek më të moshuarit, persona që para 20 vjetësh kanë qenë vet të rinj dhe frekuentues të këtyre lokaleve.

Nga ana tjetër, përveç riaktivizimit të shumë lokaleve hoteliere, ende nuk ka pasur asnjë lëvizje në rregullimin e pjesës ku do të vendoset tregu i gjelbërt. Zyrtarisht nuk është dhënë asnjë informacion për këtë vonesë, por sipas zyrtarëve komunal në pyetje janë proceset tenderuese për kompletimin e tregut me srandet për shitje. Sipas këtyre zyrtarëve, është qështje ditësh kur edhe tregu i gjelbërt do të vihet në funksion./radiogjakova/