Ndalohet qarkullimi në një pjesë të rrugës në qendër të qytetit

Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarë të komunës së Gjakovës, për të shëtitur lirshëm në orët e mbrëmjes, Drejtoria komunale e Shërbimeve Publike, ka marrë vendim që nga dita e sotme të mbyllët për qarkullim të automjeteve, një pjesë e rrugës “Nëna Terezë“ në qendër të qytetit.
Si jemi njoftuar nga Burim Meqa, drejtor, bëhet fjalë për pjesën e kësaj rruge nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Kastrati” e cila shpie në drejtim të qendrave të mesme shkollore, e deri tek kryqëzimi me rrugën “Abedin Tërbeshi”, përkatësisht rruga në drejtim të ish tregut të Gjakovës.
Sipas drejtorit Meqa, ndërprerja e qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të rrugës “Nëna Terezë“, vlen nga dita e sotme e deri me 31 gusht dhe gjatë kësaj kohe kjo pjesë e rrugës do të shndërrohet në shëtitore.










