Nderohen personalitetet gjakovare (FOTO)
Gjakovë- Organizata “Variety” nga Gjakova të marten në mbrëmje mbajti manifestimin “Të nderojmë amabsadorët tanë” ku u vlerësuan për kontributin e tyre 12 personalitete nga lëmi të ndryshme, që me sukseset e arritura nderuan edhe vendlindjen.
Kaltrina Rudi, organizatore, u shpreh se është e rëndësishme që të vlerësohet puna e këtyre njerëzve, të cilët edhe pse larg Gjakovës korren suksese e me këtë rast nderuan edhe qytetin e origjinës.
Ajo gjithashtu tha se përzgjedhja e këtyre personaliteteve është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Shoqaten e Intelektualëve “Jakova”, ndërsa ky manifestim u mbështet nga Ministria e Diasporës.
Avni Mula, Jahja Kokaj, Florent Nushi, Besnik Hasi, Mirush Kabashi, Shkëlzen Doli, Flaka Goranci, Emin Riza, Leonora Binishi-Zajmi, Ardian Kozniku, Jusuf Buxhovi dhe Lorik Cana u nderuan si ambasadorë të Gjakovës.
Organizatorët kishin paraparë që të ndanin mirënjohje për kontributin e veçantë dhe suksese të arritura edhe për: Masar Rizvanollin, Ismet Pejen, Mimoza Kusari-Lilen, Hadi Shehun, Sevdai Radogoshin, Masar Pejen, Shefqet Vokshin, Xhevdet Zhubin, Ibrahim Makollin dhe Nanije Bakalli-Deven.
Me mirënjohje post-mortum u nderuan: Esat Bicurri, Mazllum Meizini, Qamili Vogël dhe Faton Domi.
I vetmi institucion që u nderua në këtë manifestim, për punen 34-vjeçare në shërbim të qytetit të Gjakovës dhe suksese të arritura ishte Radio Gjakova.
Me nga një fjalë rasti këtë organizim e pershendeten Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Gjakovës, Shani Ahmetaga, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës dhe Flamur Saraqini e Baki Maliqi nga shoqata “Sofra gjakovare” e Shkupit./radiogjakova/